AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 12:50

Përse nuk shkojmë në gjykatë për kufirin detar? Ja si përgjigjet ministri Bushati

Përse nuk shkojmë në gjykatë për kufirin detar? Ja si

Ministri Ditmir Bushati, ka qenë i ftuar në një seancë dëgjimore, në Komisionin e Jashtëm, për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Bushati është pyetur, përse vendi ynë nuk i është drejtuar arbitrazhit apo gjykatës ndërkombëtare, për të qenë arbitër në ndarjen e kufirit detar. Ministri ka thënë se një gjë e tillë, nuk është e mundur në këto momente, sepse palët kanë shprehur vullnetin për tu ulur në tryezë për marrëveshje dhe nuk mund të shkohet në gjykatë nëse negociatat nuk dështojnë.

"Nuk mund të shkojmë në arbitrazh, nëse negociatat nuk dështojnë. Nuk e kemi përjashtuar vajtjen në arbitrazh."

/TPZ.AL/