AKTUALITET, 30 Prill 2019, 09:48

Aksident në afërsi të malit të Robit, plagosen tre persona

Aksident në afërsi të malit të Robit, plagosen tre persona


Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kavajë-Durrës, në afërsi të malit të Robit.

Si rezultat mbetën të plagosur tre persona nga qyteti i Kavajës. Mësohet se O.Nasufi kishte marrë një makinë me qira, për të pritur në portin e Durrësit babain, i cili vinte nga Italia.

Sipas burimeve policore, shpejtësia në parakalime ka qenë shkak i këtij aksidenti rrugor ky mbeten të plagosur tre persona, të cilët menjëherë janë transportuar në spitalin e Durrësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.