TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaron se qytetarët e Korçës i kanë braktisur votimet e 30 qershorit.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë qark është tepër e ulët.
“Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen me paratë e buxhetit. Në Qarkun e Korçës pjesëmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farse zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerëzit tanë në QV dhe kontrollojnë gjithçka.
Qendrat e votimit janë të braktisura pavarësisht se ka patur alternativa për t’i çuar herët në mëngjes. Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Është shpallur para se të zhvilloheshin.
KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Është një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë.
Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit, ndryshe nuk do ishim këtu”,- tha Salianji.