AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 12:12

PD Shkodër thirrje qytetarëve: Bojkotoni zgjedhjet, t’i themi jo komunizmit

PD Shkodër thirrje qytetarëve: Bojkotoni zgjedhjet, t’i themi jo


Kreu i PD-së Shkodër, Xhevedet Amuli në një deklaratë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë sot por të injorojnë zgjedhjet.

“Të gjithë qytetarët shkodranë kanë qenë pjesëmarrës të një skenari kriminal, vandal dhe të paprecedentë, të urdhëruar nga Edi Rama dhe të zbatuar nga Sandër Lleshaj. Të gjithë kemi parë me zë dhe figurë sesi shpërthyen dyert e shkollave.

Lleshaj është precedent për këtë ngjarje. Shkodra i ka thënë jo njëherë e mirë komunizmit. Mos votoni braktisni dhe injoroni zgjedhjet”, u shpreh ai.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar.

Në të gjithë vendin janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht.

Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj.

I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.