AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 12:40

VIDEO/ ‘Ja ku është blerësi i votave’, Paloka-Lleshit: A ke arrestuar njeri?

VIDEO/ ‘Ja ku është blerësi i votave’,


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërndarë një video ku duket personi që u kap me pamje në flagrancë teksa blinte votues për rilindjen i cili është në afërsi të një qendre votimi.

Drejtuesi i lartë i PD i kujton ministrit Sandër Lleshaj dhe Arta Markut nëse kanë zbatuar apo jo ligjin.

“Ja ku vazhdon të jetë Edmond Hajro që është kapur duke blerë votues, vazhdon në qendren e votimit...”,shkruan Paloka

Ja postimi i tij i plotë:

A ke arrestuar njeri sot o Llesh?

A i ke arrestuar komisionerët e PS qe u kapën me zë e figurë në krim elektoral?

A e arrestove administratorin që dhunoi një fëmije pse thirri “Rama ik” ?

A i ke arrestuar militantet që janë denoncuar se kërcënojnë njerzit me vendin e punës?

Po grupet e “votuesve shëtites” që shkojnë nga qendra në qendër për të rritur numrin ?

Po prokurorët e gatshëm të Artës që morën porosi të veçanta për krimet elektorale të ditës së sotme, ç’po bëjnë???

Ja ku vazhdon të jetë Edmond Hajro që është kapur duke blerë votues, vazhdon në qendren e votimit...