AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 13:03

PERLAT e Opozitës së Re, Valbona Mezini shkon të votojë në Vlorë…harron pasaportën në shtëpi

PERLAT e Opozitës së Re, Valbona Mezini shkon të votojë


Një moment pikant ka ndodhur sot në Vlorë, ku kandidatja e Bindjes Demokratike për këtë bashki, Valbona Mezini ka shkuar të votojë.

Në momentin që ajo ka hyrë në Qendrën e Votimit, është kujtuar se ka harruar pasaportën në shtëpi.

Kjo e ka detyruar të dalë nga QV dhe të shkojë për herë të dytë. Emocionet e garës së ethshme mes saj dhe Lelit duket se e kanë bërë efektin e tyre…