TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka vijuar thuajse qetësisht procesi i votimit në bashkitë e vendit, ku qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre.
Deri më tani sipas raportimeve nga terreni, në Bashkinë e Ballshit në QV 3251 nuk ka shkuar asnjë qytetar për të votuar nga 243 qw përmban lista e votuesve të kësaj zone.
Bëhet me dije se pranë kësaj qendre votimi situate është totalisht e qetë dhe ndërkohë që baza materiale është e disponueshme. Kujtojmë që kjo zonë është një bastion i djathë.
Ndërkohë sa i përket Bashkisë së Durrësit aty është shënuar një numër i ulët votuesish. 8% është pjesëmarrja e votuesve deri nw orën 12:00 e konfirmuar nga prefekti i Durrësit.
Sa i përket qytetit të Vlorës dhe aty pjesëmarrja nuk ka qenë e lartë, megjithatë nga raportimet nga terreni ende nuk është shënuar asnjë incident apo problematikë në procesin e votimit.
Gjithashtu dhe në Sarandë është shënuar një pjesëmarrje e ulët në votime, deri më tani pjesëmarrja është shënuar 4%, Himarë 4.4%, Konispol 6% dhe Delvina 3%.
Një situatë e pazakontë është shënuar në Postribë ku 7 qendra votimi nuk janë hapur ende. E nëse në Postirbë situate vijon kështu deri në orën 13:00 të drekës atëherë procesi I votimit nuk do të kryhet.
Ajo çfarë vihet re në një raport të përgjithshëm është se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 është tepër e ulët.