TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka bërë një postim mjaft ironik, ndërkohë që në Shqipëri mbahen votime njëpartiake. Meta shfaqet në një foto me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, duke marrë rreze dielli. Presidenti e quan këtë ditë "historike plotë diell dhe muzikë".
Votime të tilla njëpartiake dhe të shoqëruara me valle dhe këngë, ka patur për shumë vite në Shqipëri, nën regjimin e Enver Hoxhës dhe duket se postim i Presidentit Meta, është një paralelizim i asaj periudhe.
"Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë", shkruan Meta.
Pak ditë më parë, Meta postoi në rrjetet sociale një video e cila tregonte votimet në vitin 1982, me këngë dhe valle. Presidenti u bëri thirrje qytetarëve, që t'i trajtojnë në këtë mënyrë, votimet socialiste.
/TPZ.al/