AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 12:33

Mustafaj: Rama do të shpallë se kanë votuar 40%, për të vijuar reprezaljen

Mustafaj: Rama do të shpallë se kanë votuar 40%, për të


Shkrimtari Besnik Mustafaj gjatë një analize në studion e News 24, tha se sipas të dhënave që ai ka, deri në orën 11.00, kanë votuar jo më shumë se 5 përqind e votuesve.

Mustafaj zbuloi se PD ka ngritur një mekanizëm që vëzhgon dhe mban shënim numrin e votuesve në gjithë Shqipërinë.

Dhe para se të shkonte në studio, ai kishte patur një bisedë telefonike me një funksionar të PD që merret me këtë proces, i cili i kishte bërë të ditur se pjesëmarrja deri në orën 11.00 nuk ishte më shumë se 5 përqind. Ndërkohë, pjesëmarrja që ka deklaruar KQZ deri në këtë orë, është 12 përqind.

Mustafaj, tha se votimi i sotëm është i dyshimtë. Është i pamonitoruar dhe synimi i Edi Ramës, sipas Mustafajt, është të rrisë numrin e pjesëmarrjes.

Ish-kryediplomati vlerësoi faktin se nuk ka patur incidente dhe rolin e PD dhe opozitës në këtë drejtim.

Në përfundim, tha Mustafaj, të dy palët do të shpallin shifrat e tyre. Por Mustafaj shtoi se duke e njohur profilin dhe arrogancën e Edi Ramës, beson se ai do ti japë urdhër KQZ-së që ta nxjerrë pjesëmarrjen mbi 40 përqind.

Kjo, për ti treguar opinionit se ai ka gajasmë mbështetje popullore, për të vijuar me shkarkimin e Presidentit, apo me arrestimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas Mustafajt, pikërisht, pasi të shpallë pjesëmarrjen mbi 40 përqind, Rama do të vijojë kursin e reprezaljes ndaj opozitës.