TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Niko Peleshi nga Korça pasi ka votuar është shprehur se është shumë i kënaqur me procesin e votimit dhe pjesëmarrjen.
“Sot në datën 30 qershor, sic ishte dekretuar nga presidenti. Jemi shumë të kënaqur me reagimin qytetar, pjesëmarrja është në rrije. Qytetarët dalin të votojnë më dy qëllime, qytetarët kanë kuptuar edhe mesazhin që sot votohet edhe për demokracinë.”, u shpreh Peleshi. Duhet të themi se pjesëmarrja deri më tani në votime është 12%, një shifër kjo shumë e vogël.
Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.