TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas lajmit për procedim penal ndaj saj.
Ademi tha se nuk ka shkelur asnjë ligj, por ka zbatuar vetëm kushtetutën e dekretin e presidentit Ilir Meta.
“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Rama me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945.
A nuk po ecim në të njëjtën rrugë.
Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu edhe punonjësit e Bashkisë Shkodër.
Kam zbatuar kushtetutën e dekretin e presidentit”. tha Ademi.