AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 12:07

“Isha me paterica. Veliaj më ngriti në këmbë”, mesazhi i këngëtarit Sherif Merdani pas votimit

“Isha me paterica. Veliaj më ngriti në këmbë”,


Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë edhe këngëtari i njohur Shefi Merdani. Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën “Kushtrimi i Lirisë” për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani.

Sherif Merdani është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar. Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.