TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një intervistë për emisionin “Opinion” ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me grupet kriminale në Shkodër.
Ai deklaroi se në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale për të goditur rivalët.
“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale,” tregoi Lamallari.
“Po kjo është e rëndë,” e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.
“Shumë e rëndë,” vazhdoi Lamallari.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mori shkak nga vrasja e biznesmenit biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, ngjarje që tronditi qytetarët por solli operacionin e RENEA-s, FNSH-së, ku u arrestuan 4 persona të dyshuar si anëtarë të bandave të rrezikshme në këtë qytet.
TPZ.AL