TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministri i brendshëm, i cili gjendet përballë akuzës së rëndë si bashkëpunëtor i një karteli droge, ka folur mbrëmjen e sotme nga shtëpia e tij, për emisionin Top Story.
Tahiri ka thënë se nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste, edhe pse këtë gjë e ka komunikuar vetë Edi Rama. Tahiri u ndal edhe tek qëndrimi i kolegëve të tij, të cilët tha se i mirëkupton.
"Nuk di të jem përjashtuar nga Partia Socialiste. Mirëkuptoj kolegët të cilët në këtë moment ndoshta nuk mjaftohen me fjalët e mia. Në parlament, as nuk pres të bëj gjyqin tim. Nuk pres prej parlamentit të gjykojë pozitën time."
Tahiri tha se veprimet e tij nuk e kanë ngarkuar as partinë dhe as kolegët e tij.
"Nuk besoj se ka kolegë të Partisë Socialiste që ndihen të ngarkuar prej meje, sepse nuk i kam dhënë kosto askujt. Them që qëndrimi i partisë ishte gati i detyrueshëm. Unë duhet të përballem me drejtësinë dhe të mos ketë komente. Kam kërkuar të mos kem asnjë lloj mbrojtjete apo komenti. Nuk prisja ndonjë gjë më shumë nga vendimarrja e Partisë Socialiste."
/TPZ.AL/