AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 18:48

Igli Tare, kandidati kryesor për fitimin e çmimit “Drejtori më i mirë Sportiv” në Itali

Igli Tare, kandidati kryesor për fitimin e çmimit “Drejtori

Igli Tare është kandidati potencial për të fituar çmimin “Drejtori sportiv më i mirë i vitit”, një çmim që jepet nga një prej portaleve sportive më popullore në Itali, “Tuttomercatoweb”.

Në votimin e deritanishëm, Igli Tare, i cili është drejtori sportiv i Lacios, ka grumbulluar 33.82% të votave, duke lënë pas Mateo Lauriolën e Karpit me 26.88%.

Interesant është fakti, se Xhuzepe Marota i Juventusit ka grumbulluar deri tani vetëm 1.45% të votave.

KLASIFIKIMI I DERITANISHËM

1 - TARE Igli (Lacio) 33.82%

2 - LAURIOLA Mateo (Karpi) 26.88%

3 - VANJATI Davide (Spal) 10.98%

4 - MIRABELI Masimiliano (Milan) 6.65%

5 - XHANITI Marco (Frozinone) 2.89%

6 - FAXHIANO Daniele (Parma) 2.60%

7 - OSTI Karlo (Sampdoria) 2.02%

8 - AKARDI Pietro (Empoli) 1.73%

9 - MAROTA Xhuzepe (Juventus) 1.45%

10 -SARTORI Xhovanni (Atalanta) 1.45%

(d.f/Tpz.al)