AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 21:10

Kontrolli në banesë, Tahiri: Tani e kuptoj çdo të thotë presioni i policisë

Kontrolli në banesë, Tahiri: Tani e kuptoj çdo të

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një interviste në Top Story, rrëfeu situatën kur oficerë të Policisë Gjyqësore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nisën kontrollin në shtëpinë e tij. Tahiri shprehu ndjesinë e një presioni të policisë, që sipas tij e kishte dëgjuar edhe kur ishte Ministër i Brendshëm.

"Pas kontrollit, kam kuptuar më shumë ata që janë dhunuar nga policia, në situata të tilla. Në kohën kur isha Ministër, i anashkaloja, por tani e kuptoj më mirë." - u shpreh Tahiri.

"Unë jam deputeti i vetëm që policia bashkë me prokurorinë i kanë hyrë në shtëpi për kontroll. Edhe pse në të kaluarën ka patur raste të faktuara dhe nuk kanë bërë një gjë të tillë. Nuk kam asnjë imunitet."- shtoi më tej Tahiri./TPZ.AL/