TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për një sy lexues të zakonshëm, ky lajm nuk mund të thotë asgjë, por për ekspertët e kriminalistikës ai është vetë kryelajmi.
Në dosjen voluminoze prej 1800 faqesh midis mijëra rreshtave të përgjuara dhe të transkriptuara nga prokuroria italiane ka një detaj shumë kuptimplotë.
Nga viti 2015 emri i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk përmendët më gjatë bisedave mes anëtarëve të bandës.
Për analistët e kronikës së zezë referenca është e qartë: periudha e para dy viteve përkon me kohën e publikimit të lajmit se, automjeti në pronësi të Saimir Tahirit, Audi A8 ishte shitur tek familjarët e Moisi Habilaj, duke mos i ndërruar pronësinë.
“Kushërinjtë e dhjetë” të ish-ministrit e kishin harruar Saimirin, pas dhuratave të shumëpërfolura.
Vetë Saimir Tahiri e kishte ngritur çështje e “Audi”-t te Prokurori i Përgjithshëm, për të marrë informacion në vitin 2015, ndërkohë që pas shpërthimit të skandalit menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, makina nuk gjendet më.
Nga ana tjetër, “Dosja Habilaj” vijon të jetë në proces nga pala Italiane, ku priten edhe surpriza.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se autoritetet përtej Adriatikut pretendojnë se mes të arrestuarve si pjesëtarë të grupit mund të ketë edhe persona që do të fitojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, apo siç njihet ndryshe, të penduar.
Hetimi për anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Habilaj ka nisur që prej 2013.
(Tpz.al)