AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 09:27

VIDEO/ Të dehur dhe manovra të rrezikshme, policia kontroll blic për shoferët e urbanëve

VIDEO/ Të dehur dhe manovra të rrezikshme, policia kontroll blic

Policia Rrugore ka nisur kontrolle të shumta për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, pas ankesave të shumta të qytetarëve në Tiranë.

Kryesisht ankesat janë bërë për drejtues mjetesh të dehur ose për përdorim të celularit. Gjatë kontrollit rezultoi se dy shofer urbani ishin nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë: 

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

??♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

/TPZ.AL/