AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 09:42

FOTO/ Varrimi i Kacifas, ndalohet në Kakavijë ekstremisti grek

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar një ekstremist grek të hyjë në territorin shqiptar.

Ai është Babis-Harallambos Karathanos, ish-kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Gjithashtu Karathanos është ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më pas i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos ka marrë pjesë në disa aktivitete të minoritetit grek në Gjirokastër.

Ndalimi i tij është bërë pasi konsiderohet person i rrezikshëm, mund të shkaktoi probleme për autoritetet shqiptare gjatë varrimit të Kostandinis Kacifas. TPZ.AL