TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por, para një jave, banorët dhe administratorët e La Bouëxière ishin angazhuar për të parandaluar dëbimin e familjes shqiptare. Stéphane Piquet, kryebashkiaku i La Bouëxière, komunë kjo me 4 258 banorë, e vendosur në mes të Rennes e Vitré dhe organizator i përkrahjes së familjes shqiptare, pohon: “Vendimtar ka qenë mobilizimi i banorëve që kishin mbushur rrugët dhe ishin nga të gjitha shtresat e shoqërisë”.
Kryebashkiaku francez dhe ekipi i tij nuk i përtypën fjalët që ia kishin thënë autoriteteve franceze, duke iu kujtuar se nuk mund t`i lusin fillimisht që të strehojnë familje, e t`i dëbojnë pas disa muajve dhe t`i lënë pa u shqyrtuar.
Vendimi i prefektit nuk do të thotë se për familjen Sazexhiu situata është zgjidhur, por se rasti i tyre do të rishqyrtohet nga fillimi. “Ne arritëm të depërtojmë krizën e thellë”, spjegon Stéphane Piquet, për “Ouest France”, përcjell Albinfo. “Do të mund ta rishqyrtojmë në qetësi rastin që familja të mund të integrohet dhe premtimin për punësimin e Myslim Sazexhiut”, ka përfunduar Stéphane Piquet.