TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kroacia preu një biletë për në gjysmëfinale, pasi mposhti Rusinë nga pika e bardhë e penalltive 4-3, teksa koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2 në “Fisht Stadium”, Soçi, ku ishin të pranishëm kryeministri rus Dimitrij Medvjedev dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Denis Çerishev hapi takimin me golin e tij të bukur në minutën e 31-të, por kroatët barazuan me anë të një goli të Andrej Karamiçit në të 39’.
Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që me rezultatin 1-1 brenda 90 minutave, skuadrat shkuan në shtesa.
Pas një goditje këndi, Domagoj Vida shënoi me kokë për Kroacinë në minutën e 101-të, ndërsa barazoi po me kokë Mario Fernandes (115’), por pas ekzekutimit të një goditje të lirë. Përfundimisht 2-2.
Nga goditjet e penalltive, Rusia gaboi në të dy tilla: Semolov (priti Subashiç) dhe Fernandez (jashtë), ndërsa realizuan Dzagoev, Ignasheviç dhe Kuzajev.
Për Kroacinë shënuan Brozoviç, Modriç, Vida dhe Rakitiç, teksa gaboi Kovaçiç.
Në gjysmëfinale, Kroacia do të përballet me Anglinë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër ofron takimin Francë-Belgjikë.
/TPZ.AL/