TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me nga një gol në çdo pjesë loje, “Tre Luanët” dominuan takimin me një fitore të pastër 2-0 ndaj Suedisë duke shkuar për herë të tretë në gjysmëfinalet e një Kupe Bote, pas gati 28 vjetësh, teksa e kishin bërë këtë në 1966 dhe 1990.
Një gol me kokë nga Herri Meguajër (30’), pas ekzekutimit të një goditje këndi nga ana e Eshli Jang, i mjaftoi Anglisë për të mbyllur pjesën e parë 1-0 ndaj Suedisë. Goli i tij i parë historik me fanellën e Anglisë.
Edhe goli i dytë i Anglisë u shënua me kokë nga Dele Alli. Me moshën 22 vjeç dhe 87 ditë, ai është lojtari i dytë më i ri në moshë pas Makëll Ouen (18 vjeç dhe 190 ditë) që shënon një gol për Anglinë në finalet e një Kupe Bote.
Një meritë të madhe në kualifikimin e Anglisë ka dhe portieri Pikford, i cili me pritjet e tij të mrekullueshme u mohoi disa gola Suedisë.
Anglia do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Rusi-Kroaci.
Anglezët e kanë fituar vetëm një herë Botërorin, në vitin 1966, kur u organizua në vendin e saj.
/TPZ.AL/