AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 20:30

Aksident në qendër të Korçës, makina përplas kalimtarin. Transportohet në spital

Aksident në qendër të Korçës, makina përplas
Një aksident ka ndodhur sot në qendër të Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi pranë shëtitores ‘Fan Noli’.

Këmbësori ishte duke kaluar rrugën gjatë momentin që është përplasur nga automjeti, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij.

Fill pas ngjarjes i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij. Aktualisht policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.