AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 18:51

Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, në kërkim kryetari i fshatit

Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, në kërkim kryetari

Parcelat me kanabis nuk kanë të mbaruar në Tepelenë. Policia ka zbuluar së fundi 507 rrënjë në fshatin Luadh, Bashkia Memaliaj.

Burime nga policia thonë se bima narkotike u gjet e kultivuar në një zonë të pyllëzuar. Në kërkim u shpall kryetari i fshatit Luadh, shtetasi A.C, 30 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkohë që policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të lëndës narkotike.

Disa ditë më parë u zbuluan parcela me kanabis në fshatin Gusmar dhe Peshtan. Këtë vit sipërfaqet e kultivuara janë ulur ndjeshëm, por mbetet ende problematike kryesisht zona e Vlorës, Tepelenës dhe Fushë Krujës.