AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 19:27

Familjarët e denoncuan të zhdukur, befason me deklaratën vajza nga Lezha: Ika me dëshirë

Familjarët e denoncuan të zhdukur, befason me deklaratën vajza

Pas denoncimit të një familje nga Lezha për zhdukjen e vajzës së tyre 21-vjecare, kjo e fundit është gjetur nga policia.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet E.P, i ishte dorëzuar familjes së saj, ndërsa kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari vajzës, ndërsa materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.