TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” deklaroi se në vendin tonë ka pasur një boom turistësh të huaj. Kreu i qeverisë bëri të ditur se mbrëmjen e nesërme në Lungomare në Vlorë do të performojë Trupa e Operas.
“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës???????”, shkruan Rama.