AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 21:04

Shembja e Teatrit/ Vlahutin thirrje qeverisë: Dëgjoni qytetarët për një zgjidhje

Shembja e Teatrit/ Vlahutin thirrje qeverisë: Dëgjoni qytetarët

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i bëri thirrje qeverisë që të bëjë dëgjiesa me qytetarët që të arrihet një marrëeshje për teatrin.

Në një takim në Fier, ajo theksoi mes të tjerash se për këtë çështje ka marrë disa letra për këtë çështje, ndërsa shtoi se pas një analize të thellë do të vijë edhe përgjigja nga BE-së.

“Kemi marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjmë me këtë çështje. Jemi duke bërë një analizë të gjatë ligjore. Këshilla ime do të ishte; dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me ta për të gjetur zgjidhje në përfitim të qytetareve. Përgjigja jonë do të vij pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarë”, tha Vlahutin.

Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar kaloi për miratim vetëm me votat e maxhorancës, duke hasur kështu në kundërshti të madhe nga artistët, por edhe opozita dhe shoqëria civile.