AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 17:12

Sherr mes të rinjve në Pukë, 25-vjeçari godet 5 herë me thikë bashkëmoshatarin

Sherr mes të rinjve në Pukë, 25-vjeçari godet 5 herë
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Blerim në Fushë-Arrëz. Mësohet se pas një sherri mes dy bashkëmoshatarëve, njëri prej tyre ka goditur 25-vjeçari Aleksandër Matoshi 5 herë me thikë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit Erjon Hasani.