AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 18:59

‘Ristrukturim shkodran’/ Kapexhiu tall Ramën me karikaturën e fundit

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar të gjithë drejtoritë në qarkun e Shkodrës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes pas skandalit me rastin e Valdrin Pjetrit dhe zëvendësimi i tyre me gra, kanë frymëzuar artistin Bujar Kapexhiu për karikaturën e tij të fundit.

“Ristrukturim shkodran”, shkruan mbi karikaturë artisti Bujar Kapexhiu.

LISTA E DREJTORËVE TË DOREHEQUR NË SHKODËR:

1. Astrit Beci Drejtor i Shëndetit Publik, Shkodër

2. Mustaf Kraja Drejtor i Bujqësisë, Shkodër

3. Fuat Alibali Drejtor i OST

4. Kadri Ymeri Drejtor i DAR, Shkodër

5. Ardian Dajti Drejtor i Spitalit të Shkodrës

6. Luan Heta Drejtor i HEC Vau Dejës

7. Edmond Emini Drejtor i Postës Shkodër (Kryetar i PS Shkodër)

8. Agim Dardha Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër

9. Agim Shimaj Drejtor i Hetimit Tatimor