AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 10:42

Tahiri nën hetim, i bllokohet pasaporta, Haxhia: Kjo gjykatë.....ja batutat në sallë

Tahiri nën hetim, i bllokohet pasaporta, Haxhia: Kjo

Rreth një orë ka qëndruar ish-ministri Saimir Tahiri në ambientet e gjykatës, ku u njoh me masat shtrënguese të marra ndaj tij dhe me provat kundër.

Në dalje të gjykatës, Tahiri i është shmangur pyetjeve të gazetarëve. Nuk ka preferuar të flasë, ndryshe nga herët e tjera kur ka qenëdruar vet para gazetarëve dhe ka kërkuar të shpjegohet dhe të thotë se do të jetë në dispozicion të akuzës.

I vetmi që reagoi me një fjali dhe që akuzoi gjykatën, ishte avokati Maksim Haxhia.

“Gjykata është kthyer në noterë të prokurorisë”, tha Haxhia, duke lënë të kuptohet se seanca ka  qenë e tensionuar dhe se ata nuk kanë pranuar provat kundër tyre.

Avokati tha se do të apeloj vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda la të pandryshuar vendimin e datës 9 dhjetor, sipas të cilit, Tahirit nuk i lejohet të dalë jashtë vendit dhe duhet të paraqitet një herë në javë në prokurori.

Gjatë seancës, Tahiri i ka thënë gjyqtares Liljana Baku se është në dispozicion të hetimit.

Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, – ka deklaruar Tahiri.

Në seancë janë bërë dhe batuta. Një gazetar e ka pyetur avokatin për çështjen dhe kur Haxhia i ka thënë se nuk mund t'i përgjigjej pyetjes së tij, ka ndërhyrë Tahiri duke thënë: Këtë nuk duhet ta bësh se të gjitha do të bien mbi mua.

TPZ.AL