AKTUALITET, 20 Prill 2018, 16:18

Rikthehet Haki Çako, ja posti i ri që do të mbajë

Rikthehet Haki Çako, ja posti i ri që do të mbajë
Ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tashmë ka marrë një detyrë të re.

Sipas burimeve për gazetën TemA ish kreu i policisë është emëruar këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Haki Çako u lirua nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në janar të këtij viti me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por duke filluar nga sot Çako është sërish pjesë e administratës shtetërore, në cilësinë e këshilltarit të ministres së Mbrojtjes.