AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 11:08

Regjistrimi i portaleve, Basha: AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës

Regjistrimi i portaleve, Basha: AKEP është Policia e Mendimit në

Pas kërkesës së AKEP për regjistrimin e mediave online si biznese ka ardhur reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Kryedemokrati përmes një postimi në “Twitter” shkruan se AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën.

Më tej Basha akuzon kryeministri Edi Rama se kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

Reagimi i plotë:

AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP. TPZ.AL