AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 10:46

Abuzuan me fondet e spitalit, dalin para gjykatës mjekët dhe infermierët e Shkodrës/ EMRAT

Abuzuan me fondet e spitalit, dalin para gjykatës mjekët dhe

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit në Shkodër ka zhvilluar seancën e radhës për mjekët dhe infermierët që u arrestuan për abuzim me fondet e Spitalit Rajonal në Shkodër.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi, është lënë i lirë mjeku Luan Dragusha pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë. Bashkë mjekun Dragusha janë lënë të lirë edhe katër punonjës të tjerë të spitalit.

Ndërsa mjeku Edi Smajlaj, pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ai u akuzua për abuzim me stendat tek koronarografia, por më pas gjykata e la të lirë. TPZ.AL