AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 10:32

KORRUPSIONI/ Gjykata lë në burg ish-drejtorin e hipotekës, juristja “arrest shtëpie”/ EMRAT

KORRUPSIONI/ Gjykata lë në burg ish-drejtorin e hipotekës,

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Hipotekës në Shkodër Zamir Leka, ndërsa juristja Frida Mirash ka marrë masën “arrest shtëpie”.

Ish-drejtori i Hipotekës së Shkodrës, ka kërkuar nga gjykata lehtësim të masës së sigurisë me argumentin se bashkëshortja e tij është shtatëzane, më tej ka deklaruar se do të vendosë edhe garanci pasurore, gjykata e apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Leka akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ai ushtronte funksionin e drejtorit të Hipotekës Shkodër. TPZ.AL