TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka arrestuar në fier 36 vjeçarin Albert Gega, banues në fshatin Kurjan.
Gega ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet si shkaktari i tragjedisë së Butrintit në vitin 2008, ku humbën jetën pesë persona, pasi u mbytën në liqen.
“Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan”, shkruan policia.
Gega është dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.
U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
•Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.
Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.
Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal. TPZ.AL