AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 23:24

Anglia shokon Spanjën, "Tre luanët" fitojnë 3-0

Anglia shokon Spanjën, "Tre luanët" fitojnë 3-0

Prej vitesh me radhë tifozët anglezë janë mësuar ta shikojnë kombëtaren e tyre, teksa humbet pambarimisht ndaj kundërshtarëve elitë. Por, mbrëmja e sotme rezultoi ndryshe. Djemtë e udhëhequr nga Gareth Sauthgejt habitën në Sevilje Spanjën e Luis Henrikes, që në letër ishte favorite e qartë. Anglezët fitojnë pas 31 vitesh në tokën Spanjolle, ndërsa “La Roja” regjistron humbjen e parë në një ndeshje zyrtare si pritës, pas 15 vitesh dhe në të njëjtën pozitë provojnë të pësojnë tri gola për të parën herë në histori.

Nëse do t’i futemi librave të statistikave, fitorja e fundit e Anglezëve ndaj një përfaqësuese elitare në një ndeshje zyrtare, ka qenë plot 16 vite më parë ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 2002, ku golin e vetëm të takimit e shënoi Dejvd Bekam.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të. Një aksion model që filloi nga këmbët e portierit Pikford, që pas dy pasimesh të tjera u finalizua nga Stërling, gjithçka ndodhi në më pak se pesë sekonda. Pak minuta më vonë Rashford tregohet i saktë para kolegut të tij David De Gea, duke çuar shifrat në 2-0. Kundërsulmi i anglezëve do të rezultonte sërish i fatal, teksa Stërling do të çonte shifrat në 3-0 për “Tre Luanët”.