TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shuhet në moshën 65 vjeçare, Paul Allen, bashkëthemeluesi i kompanisë së teknologjisë Microsoft.
Miliarderi Allen dy javë më parë publikoi njoftoi se sëmundja e kancerit i ishte rikthyer duke i shkaktuar shumë probleme, ai vuante që nga viti 2009.
Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, tha së është “zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur. Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të”, tha Gates.
Allen u largua nga Microsoft-i në vitin 1983, pas një mosmarrëveshjeje me Gates. Por, aksionet në kompani i mundësuan atij të jetojë jetën si miliarder.
Motra e Allen konfirmoi vdekjen e milardierit, ajo e përshkroi si një “individ të shquar në çdo nivel”.
“Familja dhe miqtë e tij u bekuan që të përjetonin mendjen, ngrohtësinë dhe bujarinë e tij. Me gjithe angazhimin, punen, oraret, gjithmonë ka pasur kohë për familjen dhe miqtë”, tha ajo.
“Në këtë kohë të humbjes dhe pikëllimit për ne – dhe kaq shumë të tjerë – ne jemi thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe shqetësimin që ai tregoi çdo ditë”.
Biznesmeni u be i njohur kur së bashku me mikun e shkollës Bill Gates, bashkë-themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në 1975.
“Ai meritonte shumë më tepër kohë, por kontributet e tij në botën e teknologjisë dhe filantropisë do të vazhdojnë të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë”-tregoi Gates. TPZ.AL