TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mesnatës së datës 15 tetor janë djegur dy automjete në Sarandë.
Mjeti tip “Daimler Crysler”, i përket shtetasit me iniciale A.P, si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota” në pronësi të shtetasit me iniciale V.P.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e djegies së makinave.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Më datë 15. 10. 2018, rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit. TPZ.AL