AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 09:19

Vrasja e gazetarit saudit, Trump telefonon mbretin Salman

Vrasja e gazetarit saudit, Trump telefonon mbretin Salman

Pas vdekjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së Arabisë Saudite, Donald Trump ka deklaruar se autorët e ngjarjes janë “Vrasës mashtrues”.

Ndërsa mbreti i Arabisë Saudite Salman ka thënë se nuk kishte dijeni për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ai mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e vendit të tij në këtë ngjarje.

Trump ka urdhëruar Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të niset menjëherë në Arabinë Saudite.

Ekspertë turq dhe saudit kanë nisur hetimet në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll.

Autoritetet turke pretendojnë se gazetari Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë thuajse dy javë më parë, por Riadi e ka mohuar në vijimësi autorësinë.

Çështja ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me aleatët e saj më të ngushtë perëndimorë.

Presidenti i SHBA, ka telefonuar mbretin Salman për të shprehur shqetësimin dhe dyshimet e kësaj ngjarje.

Trump u tha gazetarëve se mohimi i vrasjes së gazetarit dhe mungesa e informacionit për këtë ngjarje të rëndë “është shumë e fortë”.

TPZ.AL