TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albert Veliu ka deklaruar në emisionin ‘Open’ se drejtues të mazhorancës i kanë ofruar 150 mijë dollarë për të mohuar audio-përgjimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Veliu tha se oferta i është bërë lokalin e një deputetit të PS, nga një person i afërt me të, ndërkohë që në tavolinë është ulur edhe shefi i krimeve në Policinë e Laçit.
“Më ofruan 150 mijë dollarë në lokalin e një deputeti të PS. Ishte edhe shefi i krimeve të Laçit”, tha Veliu.
‘Babalja’ refuzoi të bëjë publik emrin e deputetit të PS që ka kërkuar ta manipulojë me para, por theksoi se emri i tij ndodhet në dosjen e Prokurorisë.
Veliu theksoi se e gjithë përpjekja e tij me audio-përgjimin kishte për qëllim të godiste Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërkohë që me këtë të fundit nuk ka asgjë personale.