AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 10:14

VIDEO/ Momenti kur arrestohet Albert Gega, shkaktoi 5 viktima në tragjedinë e Butrintit

VIDEO/ Momenti kur arrestohet Albert Gega, shkaktoi 5 viktima në

Policia ka publikuar videon e arrestimit të 36 vjeçarit Albert Gega, njërit prej autorëve që shkaktoi mbytjen e pesë personave në Butrint.

Gega ishte dënuar në mungesë me 10 vite burg.

Tragjedia ndodhi në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, gjatë momentit që Gega në bashkëpunim me pesë persona ka kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në ujërat e liqenit.

36 vjeçari është gjetur në fshatin Kurjan të Fierit, 10 vite ai qëndroi i fshehur nga autoritetet për t’iu shmangur dënimit të gjykatës së Sarandës me 10 vite burg.

Emrate viktimave

1.Elvira Jaho – 22 vjeçe nga Lapardhaja e Beratit

2.Klara Jaho – 3 vjeçe e bija

3.Festim Hoxha – 20 vjeç nga Vidhishti i Fierit

4.Amarildo Kuka – 25 vjeç nga Kumani i Fierit

5.Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Dënimet

Hyqmet Sollaku -21 vjet

Brahim Madhi – 16 vjet

Dashamir Mane – 17 vjet

Albert Gega – 5 vjet.

TPZ.AL