TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ajo që duhet të kuptojë maxhoranca është se reforfma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.” kështu u shpreh sot Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për reformën zgjedhore.
Paralelisht me mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend, në të cilin ka dhënë qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë, opozita e bashkuar mblodhi grupin e punës.
“Grupi i punës u mblodh për të vijuar diskutimet mbi qëndrimin për reformën zgjedhore. Qëndrimi ynë është i qartë reforma duhet të jetë e plotë.
Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë. Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje por edhe vjedh vota.” tha Bylykbashi ndërsa e konsideroi një farsë mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend.
“Reforma bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku maxhoranca sheh veten e vet sa e shëmtuar është. Reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.” u shpreh Bylykbashi.