TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Për arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës ai është shprehur se kjo tregon se është një luftë e pastër mes bandash në pushtet.
“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet.
Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.
Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.
Njëri nga personat e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Redjan Rraja, kushëriri i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.
34-vjeçari i arrestuar Redjan Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët por i liruar nga Gjykata. Ai e mohon të jetë përfshirë në atentat.