AKTUALITET, 5 Nëntor 2019, 14:30

Video/ Plas grushti në mes të Vlorës, policia e paaftë për ta ndaluar

Video/ Plas grushti në mes të Vlorës, policia e paaftë


Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia pranë një lokali ku edhe ka nisur debati.

Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA nga një qytetar, ky i fundit shprehet se zënka nisi në lokal dhe më pas ka vazhduar jashtë ambienteve te tij.

Nga pamjet shihet se është një grup i madh njerëzish dhe se mes tyre ka ndërhyrë policia. Situata është e tejet e acaruar pasi edhe policia nuk po e qetëson dot situatën.

Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.

Qytetari tregon se pas kësaj policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Qytetari shkruan:

“Sherr ne vlore te lagjia pavarsia. Debati ka nisur ne nje lokal. Policia ka shoqeruar ne polici disa persona.”

Plas grushti në mes të Vlorës, përleshjen masive nuk e ndal dot as policia on Vidnews.