TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Pranë varrit të Astrit Deharit (ish-aktivist i VV) për të bërë homazhe ka shkuar edhe vajza e tij, e cila asnjëherë nuk mundi ta takojë babanë.
Kurse, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu, i falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë. /Gazeta Express
