TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është njoftuar arrestimi i nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ky deputet është bërë i famshëm pas arrestimit të djalit të tij, Rexhep Rraja, i cili u akuzua nga ish e dashura se e kishte dhunuar dhe përdhunuar.
"Nisma Thurje", rendit të gjitha ngjarjet kriminale për të cilat është lakuar emri i deputetit Rraja, që e kanë bërë të famshëm për publikun.
"Ky është Rrahman Rraja, deputet i Parlamentit Shqiptar.
Edhe pse nuk ka folur kurrë në Kuvend ai është i famshëm.
U bë i famshëm kur djali i tij dhunoi ish të dashurën dhe më pas e detyroi atë të mohojë dhunën dhe të vetëshpallej sadiste.
U bë i famshëm kur nipi i tij dhunoi një grua para QSUT, u proçedua vetëm sepse video u bë virale dhe sigurisht që shpëtoi paq nga sistemi i drejtësisë.
U bë i famshëm kur postës së Krujës, e drejtuar nga vëllai i tij, iu vodhën 11 milionë lekë të pensioneve.
U bë i famshëm edhe sot kur nipi tjetër u arrestua si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit dhe kriminelit që e shoqëronte atë në makinë.
I famshëm në shkeljen e ligjit!
Një nga arsyet pse duam ndryshim të sistemit është pikërisht ky personazh i cili fatkeqësisht nuk është i vetmi në Parlament.
Ky sistem zgjedhor dhe politik, në vend që të shërbente për ti akomoduar në qeli këta persona, u ka dhënë atyre imunitet dhe mbrojtje përtej ligjit.
Ndaj duam ta ndryshojmë!
Që në parlament të kemi deputet që bëhen të famshëm se kanë një ligj që mbron të varfrit, ofron energji falas për familjet në nevojë apo lufton pabarazinë. Një ligj që mban emrin e një deputeti që lufton për ne, jo që lufton me ne.
Dhe do të ndryshojë!"
/TPZ.al/