TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në komisionin e Reformës Zgjedhore ka ndodhur një përplasje mes Damian Gjiknurit dhe kujtim Gjuzit.
Pasi ka mbaruar fjalën hyrës bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka ndërhyrë menjëherë Kujtim Gjuzi, i cili nuk është lejuar të flasë.
Ka qenë Gjiknuri që i ka kërkuar të mos flasë dhe më pas Gjuzi ka dalë jashtë duke thënë se nuk e njihte deputetin e PS, si bashkëkryetar.
DEBATI:
Gjuzi: Më fal zonja kryetare.
Gjiknuri: Nuk je shoqëria civile, nuk je anëtar.
Gjuzi: O Damian, o Damian, ti ke konflikt interesi se ke vjedhur vota.
Gjiknuri: Dil përjashta se nuk je anëtar dhe në konflikt interesi me logjikën.
Gjuzi: Do flas, do flas se janë 44 parti parlamentar dhe jashtë parlamentare që kanë sjellë draftin që mbahet peng që nga koha e Ilir Metës. Unë nuk e njoh Damian Gjiknurin si kryetar. Unë po iki.
Gjiknuri: Shumë mirë shyqyr që ike. Ik se je në konflikt me logjikën. Vazhdo kujtim tani se le nam. Pavarësisht nga emocionet e larta, fokusohuni tek drafti.