AKTUALITET, 5 Nëntor 2019, 13:26

U arrestua sot, si kërcënoi Redjan Rraja ish-oficerin Nuhu: Ne e shkrijmë komisariatin, për 24 orë të zhdukim, ligjin e bëjmë ne jo ti


Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ndërkohë që përmend edhe emrin e Redjan Rrajës si njërin prej personave që e kërcënoi. Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Episodi për të cilin denoncoi ish-oficeri Emiljano Nuhu bëhet fjalë më datën 30 tetor 2018, pak ditë pasi atij i kishte rënë në dorë denoncimi i Xhisiela Malokut. Pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet what’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Biseda mes oficerit dhe Rrajës:

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?

Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?

Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?

Emiljano Nuhu: Po, unë isha.

Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?

Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Në momentin e takimit, rrëfen më tej Nuhu, në bar “Rich mond” në Tiranë, Redjan

Rraja dhe Ramazan Rraja i kanë thënë: Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë.

Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019.

Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.