AKTUALITET, 5 Nëntor 2019, 14:13

I lidhën vajzën këmbësh e duarsh dhe ia hodhën nga shkëmbinjtë/ Nëna e studentes greke për shqiptarin dhe shokun e tij: Më shkatërruan jetën!

I lidhën vajzën këmbësh e duarsh dhe ia hodhën nga


Rreth një vit pas vrasjes së studentes greke Eleni Topaloudi, nëna e saj i ka përlotur të gjithë me reagimin e fundit.

Ajo shprehet se është një nënë fatkeqe, e cila dërgoi të bijën për studime, por ja vranë. “Kisha ëndërruar shumë për këtë fëmijë dhe ata ma morën.

Ata më kanë çmendur, më tradhtuan, më shkatërruan jetën, më lënduan gjithë qenien time mendore, emocionet e mia, gjithçka, gjithçka është shkatërruar. Unë jetoi një vdekje të përditshme.“, tha nëna e studentes fatkeqe për median greke “Star”.

Më tej ajo vijoi: “Unë jam një nënë e dëmtuar dhe jam në situatën më tragjike që mund të jetë një qenie njerëzore në Tokë. E përçmoj këtë që po më ndodh, nuk dua kurrë që kjo gjë që më ndodhi mua t’i ndodhë një nëne, që të vajtojë fëmijën e saj. Ju e dërgoni fëmijën për studime dhe disa të tjerë ta vrasin".

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det.

Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.