TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët dhe pedagogë janë ngritur në protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë. Para fakultetit janë mbledhur studentë dhe pedagogë të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla.
“Policia e shtetit nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk merr përsipër ngjarjen. Një grup ka hyrë në klasë duke u konfliktuar me studentët. Studentët janë kërcënuar nga grupi prandaj nuk flasin”, u shpreh pedagogu Rezart Prifti.
Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.